Sipas studimit, numri i partnerëve seksualë përpara se të ‘dorëzoheni’ është dhjetë.
Studimi është kryer nga portali Illicit Ecounters, që promovon aferat.
Më shumë se 1 mijë persona morën pjesë në studim.
Studimi thotë se shumica dërrmuese shprehen se 20 partnerë seksuale është një shifër e tepërt.
Vetëm tre përqind e femrave dhe katër përqind e meshkujve thonë se u pëlqen ky numër.
Një zëdhënës i kompanisë tha: “Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Njerëzit po bëhen më tolerantë dhe më aventurierë seksualisht”.
“Nëse do e kishim bërë studimin dhjetë vjet më parë, meshkujt do prisnin që partneret e tyre të kishin fjetur me më pak njerëz”.
Studimi tregoi se femrat janë më të interesuara për historinë seksuale të partnerit se meshkujt.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...