Zbulohet arsyeja e frikshme pse gratë bëjnë selfie

21:09 | 29 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Pabarazia ekonomike ka gjasa të mëdha të nxisë gratë që të bëjnë selfie.

Studimi i fundit që ka analizuar fotografitë e grave nga më shumë se 100 vende të botës, ka gjetur se shtypja patriarkale nuk është arsye për selfie, transmeton portali arbresh.info

Ndjenja e pabarazisë ekonomike rrit konkurencën dhe ankthin e statusit, duke i detyruar kështu njerëzit e çdo klase të përballojnë moshatarët e tyre, thonë studiuesit nga Universiteti UNSË në Australi.

Autorja e studimit Dr.Khandis Blake tha se ekipi i saj hulumtues ka gjurmuar postimet që ishin etiketuar me fjalët “seksi”, “hot”, etj.

“Kur kemi parë se pse këto gjëra po ndodhin më shumë, është gjetur se gratë preukopohen me paraqitjen e tyre për shkak se jetojnë në një shoqëri që vlerëson pamjen e tyre dhe jo cilësinë e tyre”, tha ajo.

Gjetjet e studimit janë konsistente në territore të ndryshme. Hulumtimi morri parasysh dhe kontrolloi edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikim në këtë fenomen, përfshirë numrin e banorëve, zhvillimin njerëzor dhe qasjen në internet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme