Dashi
Njerëzit e lindur nën shenjën e Dashit duan të jenë prioriteti kryesor i partnerit të tyre. Nëse pasioni humbet dhe kjo shenjë mendon se ju nuk i pëlqeni më, kjo do çojë në një ndarje të pashmangshme. Kështu që bëni të pamundurën për t’i kthyer pasionin lidhjes suaj. Dashët duan të jenë të parët dhe më të mirët në gjithçka kështu që mos i krahasoni me të dashurat ose të dashurit tuaj që keni pasur.
Demi
Një partner Dem e vlerëson shumë ndershmërine. Edhe pse ata duken konservativë ndonjëherë, duhet të dini se janë shenja që e vlerësojnë shume jetën dhe kënaqësinë. Kjo I bën të kuptojnë çfarë kërkon partneri. Mos jinni të fshehtë me ta.
Binjakët
Një Binjak e thotë gjithmonë atë që ka në mendje dhe duan të njëjtën gjë nga ju. Nëse ka një keqkuptim mes jush, shpjegojani atij. Mos jinni posesiv dhe mësoni të pranoni ndryshimet. Adaptohuni dhe bëni kompromis me natyrën e tyre kurioze dhe të paqëndrueshme.
Gaforrja
Nuk ka shenjë tjetër më sensitive ndaj agresionit dhe dhimbjes se sa Gaforrja. Njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres janë emocionalë, sensitivë dhe I përjetojnë me zemër të gjitha gjërat që I dashuri ose e dashura e tyre bën. Ata mund të të falin nëse I harron ditëlindjen. Kjo shenjë kërkon ëmbëlsi dhe afeksion por më shumë nga të gjitha kërkojnë që partneri I tyre të jetë I qëndrueshëm, I besueshëm dhe I arsyeshëm.
Luani
Çdo Luan kërkon një partner qe ti mbështesë dhe që I respekton. Pika e tij e dobët është jeta seksuale kështu që partneri I tyre nuk duhet kurrë të perdorë seksin si mjet për shpërblim ose ndëshkim.
Virgjëresha
Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës nuk e pranojnë dot çrregullimin e partnerit të tyre. Ata I duan gjërat të rregullta. Ata duan të duhen ashtu siç ata janë. Të përkushtuar dhe të turpshëm, ata nuk I duan sjelljet e papërgjegjshme. Ata kërkojnë perfeksion dhe mund të jetë e vështire ti kënaqësh plotësisht.
Peshorja
Askush nuk I kupton lidhjet e dashurisë më shumë sesa një Peshore. Ata e vlerësojnë shumë harmoninë, balancën dhe sinqeritetin. Ata e urrejnë ashpërsinë kështu që mos bëni shaka të ashpra me ta. Gjëja më e rëndësishme në një lidhje me këtë shenjë është të mbani një dashuri pa kushte.
Akrepi
Kurrë mos e tradhëtoni besimin e një Akrepi. Ata lëndohen nga gjërat më të vogla dhe ndihen të mashtruar. Nëse doni ta shpëtoni lidhjen tuaj me një Akrep, jini të drejtpërdrejtë, të ndershëm dhe të përkushtuar. Tregojini atyre se mund të hapen me ju dhe se ju jeni I dedikuar pas tij/saj.
Shigjetari
Çdo shigjetar ndihet sikur posesiviteti dhe xhelozia janë kërcënim I lirisë së tyre, një nga gjërat më të rëndësishmë në jetën e tyre. Ata duan të shohin se ju I besoni. Nëse ata fillojnë të ndihen nën presion, do distancohen nga ju dhe do shkojnë në një drejtim që s’ka të bëjë fare me ju.
Bricjapi
Edhe pse Bricjapët rrallë I shfaqin ndjenjat, ata lëndohen lehtë, sidomos kur vjen puna tek dinjiteti I tyre. Ata duan që jeta private të mbetet private dhe duan një partner I cili është I kënaqur me shkathtësinë dhe stabilitetin e tyre. Çdo Bricjap kërkon kohë që të vendosë për gjërat kështu që mos I nxitoni ata por duroni.
Ujori
Një Ujor e ka të nevojshme të jetë në natyrë. Ata do nervozohen nëse partneri I tyre nuk i kupton dhe nuk tregon dhembshuri. Ata duan të ndihen të pranuar ashtu siç janë. Mos i përjashtoni nga aktivitetet tuaja, familja apo shoqëria përndryshe ata do t’ju largojnë nga jeta e tyre.
Peshqit
Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë bujarë, japin shumë dhe janë të sjellshëm. Por nuk i pëlqen kur dikush e shfrytëzon këtë. Kufijtë e tyre thyhen lehtë dhe shpirti I tyre sensitiv tronditet deri në palcë. Ata nuk duan që lidhja e tyre ta humbasë kuptimin gjatë rrugës.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...