Zakonet që po na shkurtojnë jetën

20:46 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar me to nuk do të thotë se nuk kanë pasoja tek shëndeti, madje edhe të rënda.

  1. Të fjeturit vonë

Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

 

  1. Të fjeturit më shumë se ç’duhet

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

 

  1. T’i lash duart më shpesh se ç’duhet

Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç’duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’i eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

 

  1. Të mos punuarit

Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë. Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse puna i mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

 

  1. Të jetuarit në një qytet të zhurmshëm

Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të presionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

 

  1. Të përdorurit të telefonit me orë të zgjatura

Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme