Stili i jetës dhe zakonet ndikojnë në të gjithë organizmin, përfshirë edhe lëkurën.
Lëkura mund të mos duket në gjendjen më të mirë të saj për shkak të disa gabimeve që bëjmë, transmeton portal arbresh.info
Ushqimi i shpejtë rrit nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejt dhe shkakton një rritje të niveleve të insulinës në gjak, e cila indirekt çon në formimin e akneve.
Pirja e cigares jo vetëm që zvogëlon qarkullimin në lëkurë, por gjithashtu rrit rrezikun e ekspozimit të drejtpërdrejtë të toksinave në lëkurë dhe gjak.
Dushi me ujë të nxehtë mund të ketë një efekt relaksues, por mund të dëmtojë ndjeshëm shtresën sipërfaqësore të lëkurës.
Konsumimi i alkoolit dehidraton lëkurën dhe largon vajrat natyralë të saj.
Përdorimi i furçave të pista për grim shkakton puçrra dhe infeksione bakteriale.
Mungesa e gjumit dërgon rrit nivelin e stresit, që rezulton me daljen e puçrrave.
Shtrydhja e akneve mund të shtyjë vetëm përmbajtjen e tyre më thellë, prandaj bakteret përfundojnë më thellë në poret duke shkaktuar infeksion. Kjo i përkeqëson aknet dhe madje mund të çojë në dhëmbëza.
Bisedat e shpeshta telefonike, pra vendosja e një telefoni celular në lëkurë mund të rezultojë në shfaqjen e puçrrave, pavarësisht nëse pajisja është e pastër apo jo.
Të flesh me grim në fytyrë është një gabim i zakonshëm. Mbyll poret dhe shkakton gjendje negative të lëkurës./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...