Frika që keni ndaj gripit
Çdo herë që keni inflamacion intensiv që shoqëron gripin tuaj, lëshoni kimikate që dëmtojnë enët e gjakut dhe mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të rrënjosura nga inflamatorët, si sëmundjet e zemrës në vazhdimësi të jetës.
Orari juaj i çrregullt
Faktorët më të mëdhenj stresues nuk janë financat apo martesa, por mungesa e një rutine të rregullt. Edhe thjeshtë duke ngrënë drekë një orë më vonë se zakonisht mund të rrisni nivelet e kortizolit të hormoneve të stresit që prishin gjendjen ideale të trupit tuaj. Mundohuni të hani, flini dhe ushtroheni në të njëjtën kohë çdo ditë, 365 ditë në vit.
Përzgjedhja e frutave dhe perimeve që bëni
Udhëtimi që frutart apo perimet bëjnë nga vjelja deri në raftet e dyqaneve, bën që të humbasin shumë nga elementët që luftojnë sëmudnjet. Blini perime të freskëta, ato të sezonit. Këto ushqime rrisin sistemin tuaj imunitar.
Stërvitja në palestër
Nëse gjatë një dite në palestër ushtroheni me forcë, kjo bën që pjesën tjetër të ditës të ndiheni më të ldodhur. Kjo bën që t’ju ulet kolesteroli, sheri në gjak dhe presioni i gjakut. Gjeni mënyra që të bëni edhe lëvizje të vogla gjatë gjithë ditës.
Këpucët me taka
Dhimbja që takat shkaktojnë janë një shenjë e inflamacionit, të lidhura me sëmudnje kronike. Mbajtja e këpucëve të rehatshme, mund të mbrojë trupin tuaj nga dëmtimi afatgjatë i inflamacionit.
Ngrënia e thonjve
Ngrënia e thonjve është më shumë se një tendencë e keqe. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë kërdi në shëndetin tuaj. Në një studim të vogël turk, 76 për qind e personave që hanin thonjtë, rezultuan pozitivë ndaj baktereve që shkaktojnë diarre dhe vjellje si Escherichia coli.
Dreka juaj e ’trishtuar’ në tavolinën e punë
Zyra juaj është një terren edukativ për bakteret dhe për fat të keq, tastiera juaj është një nga sendet që përmbajnë më shumë baktere. Ngrënia e drekës jashtë (ose të paktën larg nga tavolina e punës) mund të zvogëlojë numrin e baktereve para së cilave përballeni çdo ditë.
Pirja e duhanit
Nëse rreziku i kancerit nuk ishte një arsye e mjaftueshme për të lënë këtë ves, vjen edhe një tjetër arsye: Pirja e duhanit mund të zvogëlojë funksionin tuaj imunitar, duke ju bërë më shumë gjasa të kapni gripin, të ftohtët ose pneumoni.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë