Shprehitë tona ne i zhvillojmë në një moshë të re. Nëse zakonet janë të mira ose të këqija është çështje e mendimit, por s’do të thotë që këto janë modele për të siguruar më shumë mbi shëndetin, lumturinë dhe begatinë.
Shumë zakone që ne mendojmë se janë duke na bërë të lumtur, në fakt janë duke na humbur lumturinë.
Është e vërtëtë së ka shumë gjëra të mira. Mund të filloni nga zakonet e shëndetshme me qëllime të mira, por ato qëllime mund të zëvendësohen me sjellje të rrezikshme. Fiksimi në lidhje me dietën tuaj, apo regjimi në palestër mund të ju shkaktojë efekte negative. Edhe nëse mungoni një ditë në palestër nuk do të thotë gjë. Mos e gjykoni veten, mos i jepni ankth dhe urretje.
Vlera, morali edhe interesi juaj ka të ngjarë që kanë ndryshuar gjatë 10 viteve të fundit. A është e mundur që rutina juaj nuk përputhet me vlerat tua? Personat me të cilët shoqëroheni, kanë ndikim të madh te ju. Nëse marrëdhëniet e caktuara janë negative, sigurisht që dëshironi të rindërtoni veten. Është në rregull nëse e pranoni që keni ndryshuar, dhe që një marrëdhënie mund të mos jetë në përputhje me rutinën tuaj. Mos kini frikë të takoni njerëz të ri. Parasegjithash, jinni vetvetja!
Në i luftojmë ndryshimet sikurse gladiatorët, por nuk i shmangim dot. Kemi nevojë për të pranuar ndryshimet dhe mundësitë freskuese që sjellin ato. Fillimisht duhet pranuar gjërat që doni ti ndryshoni, pastaj pranoni gjërat që janë jashtë kontrollit tuaj.
Njerëzit e lumtur rrallë bëjnë rrëmujë në shtëpi, sepse e dinë saktë se çfarë duhet shtuar në shtëpi. Mund të mendoni, se një diçka e re mund të ju bëjë të lumtur, por duhet ta kuptoni se kjo ofron një eufori të menjëhershme, një stres afatgjatë, rrëmujë dhe shpenzimi i kotë mund të krijoni ankth. Nëse e kërkoni lumturinë në anën material, kurrë nuk do të plotësoheni. Pra, largoni këto zakone, ndryshoni mendjet tuaja, ndryshoni sjelljen dhe hapni rrugë vetes dhe mendjes për mundësi dhe shanse të reja./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit