Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali kur babai dhe vëllai i një 25 vjeçare kanë kryer një krim të rëndë.
Një vajzë 25 vjeçare me origjinë pakistaneze e cila quhej Sana Cheema, me leje qëndrimi në Bresha të Italisë, u vra në vendin e lindjes nga babai dhe i vëllai sepse donte të martohej me një italian, shkruan tgcom.it
Të resë iu pre fyti nga familjarët. Tashmë janë arrestuar babai dhe vëllai i 25 vjeçares.
Sipas “Il Giornale di Brescia”, krimi ndodhi në distriktin pakistanez Gujarat, ku vajza kishte lindur dhe ku ishte rikthyer nga familja e saj para disa muajsh.
Në Bresha, ku jetonte, kishte frekuentuar shkollat vendase dhe kishte nisur të punonte në një autoshkollë.
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...