Faqet e internetit që merren me gjenealogjinë luajtën një rol shumë të rëndësishëm në gjurmimin e Joseph DeAngelo që dyshohet se është një vrasës serial famëkeq.
I ashtuquajturi vrasësi i Kalifornisë, fajësohet për një seri vrasjesh, përdhunimesh dhe grabitjesh në vitet ‘70 dhe ‘80. AND-ja e gjetur në vendngjarjet e krimeve tregonte se ato ishin kryer nga i njëjti preson, por policia nuk arrititë identifikonte fajtorin.
Pas ndalimit të DeAngelos, 40 vjet pas krimeve, hetuesit thanë se përdorën informacionin gjenetik në faqet e internetit që kushdo mund t’i përdorë për të gjurmuar prejardhjen e tij. Kjo, sipas hetuesve, ngushtoi shumë zonën e kërkimit në vetëm disa familje.
Kërkimi u ngushtua edhe më shumë pasi hetuesit eliminuan individët që nuk kishin moshën e dyshuar të vrasësit. Pas zbulimit të të dyshuarit kryesor, pikërisht ish-agjentin e policisë DeAngelo, ai u vu nën vëzhgim dhe autoritetet mundën që të siguronin AND-në nga mbeturinat që ai hidhte dhe vërtetuan se ajo përkonte me krimet.
Hetuesit thanë se DeAngelo është paditur deri tani me 8 akuza për vrasje, por hetimet vazhdojnë për të verifikuar më shumë nga krimet e vrasësit serial që në vitet ‘70-‘80 tmerroi Kaliforninë.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...