Meqenëse marrin me shpejtësi frymë edhe lirojnë më shumë pikla në ajër Doktori australian, Norman Swan, ka shpjeguar përse aktualisht kalimtarët më të rrezikshëm në rrugë janë ata të cilët vrapojnë dhe ka bërë apel që treningët në ambient të hapur përkohësisht të ndërpriten derisa zgjat pandemia e coronavirusit.
Në të vërtetë, edhe pse aktualisht nuk ka dëshmi që coronavirusi transmetohet nëpërmjet djersës, dr. Swan ka paralajmëruar që ata të cilët vrapojnë aktualisht janë më të rrezikshmit, duke pasur parasysh që lirojnë më shumë pikla të imta nga goja se ata të cilët vetëm shëtisin.
– Meqenëse ata të cilët vrapojnë marrin frymë shpejt dhe djersiten edhe më shpejt, ata kanë shansin më të madh të lirojnë virusin në ajër dhe kështu ndoshta infektojnë personat pranë të cilëve kalojnë – ka sqaruar ai për “Daily Mail”.
Pra, edhe një herë ka treguar rëndësinë e mbajtjes së distancës në minimum 2 metra, ndërkaq kjo vlen posaçërisht për ata të cilët stërvitin jashtë.
Në Australi shumica të cilët stërviten në ambient të hapur kanë injoruar udhëzimet mbi distancën sociale, andaj shëtitoret në gjithë shtetin kushtimisht janë të ngufatura me ata të cilët dalin në shëtitje apo vrapojnë.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...