Kyle Mulinder ishte duke shijuar vozitjen e tij në ujërat e kaltër të një dite me diell të nxehtë në brigjet e Kaikourës, në ishullin jugor, kur papritur është pushtuar në fytyrë nga tentakulat e krijesës detare që duket sikur mbiu nga hiçi për të fluturuar.
https://www.instagram.com/p/BoD3bluhKmS/?taken-by=taiyomasuda
Mulinder i tha një medieje australiane se, së bashku me miqtë e tij po shihnin një fokë dhe një oktapod gjigant pranë kajakëve të tyre, përpara se foka të dilte në sipërfaqe të ujit me gjallesën të shtrënguar fort mes krahëve të saj.
“Ishim thuajse në mes të oqeanit, kur vumë re një fokë të madhe dhe një oktapod nën ujë. U gjenda i befasuar sepse ndodhi gjithçka shumë shpejt, megjithëse arrita të ndieja pjesën më të rëndë të oktapodit të më godiste në fytyrë”, tha Mulinder.
Mulinder, një punonjës i kompanisë së kamerave të rezolucionit tejet të lartë “Go Pro”, sigurisht kishte një të tillë në kajakun me të cilin po voziste, gjë që bëri të mundur edhe filmimin e momentit bezdisës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...