Voglushi shqiptar i përfshirë në librin e Obamës

01:04 | 16 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

“An intimate portrait” është libri që është publikuar për ish-presidentin e SHBA-ve, Barcak Obama.

Ky libër që përfshinë fotografi, rrëfime nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë Pete Souza, disa të publikuara për herë të parë, ka përfshirë edhe fotografinë e djaloshit shqiptar Alex Myteberi, i cili i pat shkruar letër të hapur Obamës, me rastin e refugjatëve nga Siria, transmeton KultPlus.

Kjo letër ka bërë që Obama ta presë Alexin gjashtëvjeçar, bashkë me familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe konsiderohet si një ndër ngjarjet që ka marrë vëmendje të madhe nga mediet. Fotografia e Alex është përfshirë në këtë libër në mesin e shumë fotografive të tjera që kanë spikatë mandatin e presidentit Obama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme