Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë. Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me Janarin dhe fillimin e vitit. Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri. Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha.
Studimet, e identifikojnë fillimin e vjeshtës si një pikënisje të re ekzaltuese, një fillim i mbarë dhe një tranzicion të plotë. Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie. Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.
Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj. Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave. Lexoni më poshtë këshillat e listuara.
Ushqimet e shëndetshme
Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme. Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë. Ecni mbi 10,000 hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.
Motivohuni
Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.
Vendosni objektiva realiste
Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste. Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen. Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë. Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës.”
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...