Për dikë vjeshta është stinë e bukur, ndërsa për dikë tjetër është stinë që nuk sjell asgjë përpos zymtësi dhe gjumë.
Megjithatë, vjeshta ka rezervuar lumturi të madhe për këto 4 shenja të horoskopit, transmeton portal arbresh.info
Peshorja
Është shenjë që nuk i pëlqen ekstremet, kështuqë vjeshta është stina e tyre e preferuar e vitit. Meqenëse Peshorja pëlqen të jetë aktive në mëngjes, mëngjeset e vjeshtës janë të rezervuara që ata të qëndrojnë në natyrë ku bëjnë vrap. Në ditët me diell të vjeshtës, atyre gjithashtu u pëlqen të shkojnë në male, ku mund të pushojnë sytë e tyre në një pamje të bukur. Peshoret kujdesën për dietën, prandaj vjeshta është stinë e dashur për ta për shkak të larshmërisë së frutave dhe perimeve. Ata janë gjithmonë të pastruar dhe mezi presin të blejnë një xhaketë apo triko të ri që do të rrisë shëtitjet e tyre gjatë vjeshtës në një nivel edhe më të mirë.
Demi
Demin e gëzojnë ngjyrat e vjeshtës sepse është shumë i lidhur me energjinë e tokës. Shushurima e gjetheve për të është poezi e vërtetë që mund ta vëzhgojë me orë e orë të tëra. Demi preferon të futet në variantin e shtëpisë. Ai veçanërisht e do shiun e vjeshtës që pastron nga energjia negative. Gëzon shijen dhe erën e gështenjave të pjekura. Vjeshta për Demat ka një energji të veçantë motivuese për suksesin në punë, transmeton portal arbresh.info
Gaforrja
Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të butë dhe të mbyllur në vetvete, prandaj vjeshta është ideale për ta. Atyre u përlqen të bëjnë shëtitjet e mrekullueshme në pyll dhe të kënaqen duke menduar. Gaforret u gëzohen aktiviteteve familjare, prandaj pëlqejnë që të gatuajnë supë me kungull dhe të gëzojnë me familjen. Shumë Gaforre dekorojnë shtëpitë dhe kopshtet e tyre gjatë vjeshtës. Energjia e vjeshtës veçanërisht relakson Gaforret dhe i bën ata të ndjehen në paqe.
Shigjetari
Shigjetari gëzohet në vjeshtë, sepse kjo është periudha e korrjes, domethënë koha kur ne korrim frytet e punës sonë. Vjeshta është gjithashtu një kohë ideale për një Shigjetar aktiv, i cili pëlqen të jetojë në një frymë aventureske, duke pritur udhëtimet e vjeshtës në të panjohurën, duke shijuar ndryshimet shumëngjyrëshe. Gjatë kësaj kohe të vitit, ai rrezaton energji pozitive, veçanërisht kur rrezet e diellit e ledhatojnë, duke i dhënë shpresë të re dhe duke dhënë udhëzime për fitoret e reja të biznesit. Shigjetari pret të shoqërohet me miqtë, të pi pije të nxehta dhe të zhvillojë biseda të këndshme./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...