Google ADS

Vjenë, myslimanët gjatë Ramazanit bëjnë Iftar me emigrantët

00:50 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Muslimanët në qytezën Traiskirchen, afër Vjenës, gjatë tërë muajit të Ramazanit do të bëjnë iftar së bashku me emigrantët.

Erdal Kaymaz, kryetar i këshillit të xhematit të xhamisë Selimiye në Traiskirchen, deklaroi se me këtë nismë kanë dashur të shprehin solidaritet me emigrantët edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Ai theksoi se shumë muslimanë të cilët jetojnë në Traiskirchen, rreth 20 kilometra larg Vjenës, gjatë Ramazanit së bashku do të bëjnë iftaret me emigrantët.

Ai shtoi se tashmë 17 vite organizojnë bashkërisht iftare në këtë rajon, duke përkujtuar se nga viti 2015 nëpër iftare marrin pjesë edhe një numër i madh i emigrantëve, të cilët vitin e kaluar arritën në Austri në kërkim për një jetë më të sigurt dhe më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme