Siketi i ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka treguar historinë e jetës së tij duke shpresuar faljen dhe rikthimin e bashkëshortes së tij Matilda.
Ai ka rrëfyer se Matilda dhe mamaja e tij nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. E ëma nuk do që ai të qëndrojë me Matildën, duke e përshkruar atë si xheloze. Sjellja e saj ka ndikuar në vendimet që ka marrë Matilda duke u larguar nga shtëpia, pasi nuk ka ndjerë mbrojtje nga bashkëshorti dhe e kanë lodhur mjaft sjelljet e vjehrrës së saj.
Nga presioni që ai ka pasur dhe mërzia, ka filluar të flasë më vajza të tjera gjë që Matilda e ka kuptuar.
Siketi e ka pranuar gabim publikisht dhe i konsideron si gjëra të pavlera dhe gjëja që ka më shumë rëndësi për të është të rregullojë marrëdhëniet me Matildën dhe të jetojnë të lumtur.
Siketi: Nuk kam ditur të mbroj Matildën dhe nuk kam ditur që të mbaj zgjedhjen time.
Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që të bëri të vetëdijshëm?
Siketi: Unë kam 20 ditë pa u takuar me Matildën deri herën e fundit që jemi ndarë. Erdhi mami dhe babi nga Italia dhe u përsërit një debat i agravuar mes mamit dhe Matildës. Matilda tha unë do ndahem, hoqi unazën. Në atë moment prindërit e Matildës po vinin në Vorë nga Lezha sepse i kishte telefonuar Matilda dhe unë nuk i prita aty sepse mendova të çoj mamin në Vlorë dhe të rikthehem brenda natës, ndërkohë me merrnin në telefon vazhdimisht, nëna e Matildës, babai dhe vëllai dhe nuk ia kam hapur, kisha mbi 20 thirrje të humbura.
Në atë moment isha në një presion total dhe nuk dija se çfarë të komunikoja në telefon dhe e përdora si rrugëdalje që të mos hapja telefonin. Në shtëpi ishte babi, prindërit e Matildës kishin ardhur dhe kishin vendosur që ta merrnin, kaq.
Ardit Gjebrea: Tani cila është marrëdhënia që keni, apo s’keni fare?
Siketi: Me Matildën kam komunikuar vetëm disa raste në telefon, normalisht ajo është e inatosur, më fajëson mua që gjërat kanë arritur deri këtu.
Siketi tregon se kanë jetuar dhe një vit e gjysmë bashkë të dy me Matildën dhe sërish pushteti i nënës së tij ka qenë aty, kjo për faktin e vetëm se ai ka një dobësi tepër të madhe ndaj nënës së tij. Gjatë kësaj periudhe që ka jetuar me Matildën në Shqipëri, Siketi tregon se ka pasur shumë debate me të ëmën e cila i kërkonte të ktheje në Itali.
Ardit Gjebrea: Si je sjellë t’i me Matildën?
Siketi: Keq sepse kam pasur komunikim dhe me persona të tjerë në telefon të vazhdueshme, mbi 3-4 raste.
Ardit Gjebrea: Me vajza të tjera?
Siketi: Po, kam pasur komunikime, ishte vetëm një mënyrë shfryrje jo se Matilda më kishte bërë gjë, por nuk e di se çfarë ndodhte në vetveten time dhe sikur flisja me dikë tjetër, isha më i çliruar. Vetëm kam folur dhe ishte thjesht një gjë që më çlironte në moment.
Ardit Gjebrea: Matilda e di këtë gjë?
Siketi: Po.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...