Sipas një studimi të kryer nga University College në Londër është gjetur se njerëzit që kanë kontakt aktiv me artin, e parandalojnë vdekjen për 31 përqind më shumë se njerëzit që nuk kanë asnjë kontakt me artin.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga 7,000 të rritur të moshës 50 vjeç e më të vjetër që morën pjesë në një studim të madh mbi plakjen, transmeton portal arbresh.info
“Përderisa sjelljet e tjera shëndetësore, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushtrimet, që kanë ndikim të madh në jetëgjatësi, aktivitetet e kohës së lirë, që njerëzit nuk i shohin si aktivitete shëndetësore, luajnë rol të madh për jetëgjatësi”, tha Daisy Fankort, profesoreshë dhe studiuese në Departamentin e Sjelljes dhe Shëndetit Njerëzor të UCL dhe autor i studimit.
Sondazhi zgjati për një vit dhe mati sa shpesh secili pjesëmarrës në hulumtim shkonte në koncerte, opera, galeritë e artit dhe muze.
Studimi ekzaminoi një numër faktorësh ekonomikë, shëndetësorë dhe shoqërorë, me qëllim shpjegimin e lidhjes midis artit dhe jetëgjatësisë. Sipas studimit, forca e lidhjes me artin ndikohet nga dallimet sociale dhe ekonomike midis njerëzve, transmeton portali arbresh.info
“Aspekti financiar ka nëntë përqind të ndikimit. Dallimet njohëse, angazhimi shoqëror dhe qytetar, shëndeti mendor, lëvizja dhe aftësia e kufizuar kanë ndikim të madh. Koha e lirë dhe statusi profesional nuk kanë bërë shumë ndryshime,” tha profesori Fankort.
Sipas saj, ndjekja e sferës artistike dhe pjesëmarrja në art mund të ndikojë si burim kryesor kundër stresit dhe në të njejtën kohë të stimulojë edhe krijimtarinë, e cila lejon njerëzit të përshtaten me rrethanat e ndryshme./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit