Astrologët indianë kanë thënë se viti i ardhshëm do të jetë i suksesshëm për shumë shenja të horoskopit, por për këto 4 shenja mund të konsiderohet një vit jo edhe aq i lehtë.
Për ta, viti 2022 do të jetë jashtëzakonisht stresues dhe do t’u duhet të punojnë shumë, trasnmeton portal arbresh.info
Dashi
Në vitin 2022, Dashi do të lodhet, sepse do të jetë i detyruar që të punojë shumë. Për ta ‘asgjë nuk do të bie nga qielli’.
Në prill do të përballen me kaos të paparë në të gjitha sferat e jetës dhe do të detyrohen të marrin vendime të vështira. E gjithë pranvera karakterizohet nga shpenzime të mëdha financiare, ndaj është më mirë të shmangni shpenzimet e panevojshme.
Luani
Ka mundësi që Luanët të përballen me shëndetin mendor, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e stresit të akumuluar. Nuk përjashtohet që ata të vuajnë nga depresioni, sidomos në periudhën e pranverës.
Astrologët këshillojnë të shmangni grindjet, të kontrolloni zemërimin dhe të mendoni për ndryshimin e profesionit apo punës.
Shigjetari
Për Shigjetarin, viti 2022 do të jetë jashtëzakonisht stresues. Shtypja e emocioneve do t’i bëjë ata që të kenë probleme të mëdha, do të jenë shumë të ndjeshëm dhe nervoz më shumë se zakonisht.
Këshilla që japin astrologët për ta është shmangia e çdo komunikim me zë të ngritur. Gjatë verës, shumë Shigjetarë do të duan të relaksohen, por ata nuk këshillohen të kënaqen me dembelizmin. Përndryshe, ekziston një rrezik i madh për të humbur mundësitë e mira të karrierës.
Bricjapi
Bricjapëve do t’ju duhet të bëjnë shumë përpjekje për të përfunduar punët. E thënë thjesht, yjet presin që ata të luftojnë. Nëse sillen në këtë mënyrë, do t’i shpërblejnë me sukses.
Astrologët këshillojnë pjesëtarët e kësaj shenje që të mos marrin hua dhe të përmbahen nga sjelljet kapriçioze për shkak të pakënaqësisë personale. Përveç kësaj, ata duhet të jenë të kujdesshëm në proceset gjyqësore dhe të mos u besojnë të huajve kur bëhet fjalë për investime./arbresh.info./
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?