Le ta pranojmë, xhinset e ngushta pas trupit nuk janë edhe aq të rehatshme!
Sigurisht që dukemi bukur dhe ekspozojmë linjat e trupit, por nga ana tjetër nuk ndihemi rehat. Ndoshta për këtë arsye, me kalimin e viteve bota e modës i ka kthyer shpinën!
Sensacioni i rradhës janë xhinset më të lirshme, që do të rikthehen fuqishëm përgjatë vitit 2019. Ky lloj xhinsi ‘vintage’ është kthyer në të preferuarin e vajzave anembanë, pasi jo vetëm që ndihen rehat por duken edhe shumë bukur.
Më poshtë, ju tregojmë edhe si t’i kombinoni:
Xhinset në masë më të madhe, janë perfekte për t’u kombinuar me pallton prej arushi.
Zgjidhni një palë xhinse që nuk e prekin kyçin e këmbës! Mund t’i vishni me një palë sandale të tilla, me printe leopardi.
Xhinset e bardha janë të duhurat edhe në periudhën e dimrit, nëse kombinohet me çizme dhe pallton e duhur.
Nuk gaboni asnjëherë nëse vishni një xhaketë, bluze të bardhë dhe çizme, me një palë xhinse të tilla.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...