Google ADS

Vitamina që duhet ta marrë secili, ua përmirëson shikimin

15:26 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Shëndeti i syrit mbahet përmes testeve të rregullta mjekësore.
Por një nga mënyrat e rekomanduara për të mbajtur shikimin tuaj të shëndetshëm është përmes dietës. Sytë kërkojnë një vitaminë të caktuar, sipas ekspertëve.

Një shumëllojshmëri e vitaminave dhe mineraleve janë jetike për funksionimin e shëndetshëm të trupit. Kur bie fjala për sytë, vitamina E është çelësi për një vitalitet të tyre.

Vitamina E është e rëndësishme për funksionimin e duhur të imunitetit dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe syve, sipas Holland dhe Barrett.

Një studim shtatëvjeçar, duke parë 3,640 njerëz me degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), treguan se marrja e 400 IU vitaminë E, së bashku me disa ushqyes të tjerë në një shtojcë të përditshme të quajtur AREDS, zvogëluan rrezikun e përparimit në faza të avancuara me 25 për qind.

Studime të tjera kanë sugjeruar që dietat me vitaminë E të ndihmojnë në parandalimin e kataraktave të lidhura me moshën.

Burimet e mira të vitaminës E, sipas NHS, përfshijnë vajin e ullirit, familjën e arrës dhe ushqimet e grurit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme