Tryeza e darkës së Barak Obamës, që kushtoi vetëm 6 dollarë, është ruajtur si një vepër muzeale për t’ia treguar brezave në Vietnam.
Ish-presidenti amerikan Barak Obama me kuzhinierin Anthony Bourdain në një udhëtim zyrtar në Vietnam dy vjet më parë darkoi në një restorant të thjeshtë dhe tavolina e kompletuar me setin e darkës dhe shishet e birrës bosh, është mbështjellë në xham dhe ekspozohet për turistët.
Pronarët e restorantit në rrugën Hanoi ku dy burrat hëngën për 6 dollarë në stola plastike thonë se ideja erdhi nga klientët e tyre.
“Ata donin të shihnin se ku ishte ulur zoti Obama dhe çfarë kishte ngrënë”, tha Nguyen Thi Hang Nga, bashkëpronar i restorantit Bun Huong Lien, për BBC.
“Për ne, ky është një kujtim i mirë që do ta ruajmë përgjithmonë. Ky nuk është një mashtrim për PR, unë nuk mendoj se ne do të marrim më shumë klientelë kështu. Shfaqja u tavolinës u bë pak para Vitit të Ri Lunar [në mes të shkurtit] dhe unë nuk kam vënë re ndonjë ndryshim në klientelë”, shtoi ai.
“Sigurisht, pjatat janë larë, si dhe shishet e birrës janë bosh!”
Ky lloj nderimi normalisht është rezervuar për liderët më të lartë të vendit, si Ho Chi Minh, pasi tavolinat ku ushqehej ai mbaheshin në këtë mënyrë për brezat e ardhshëm.
Mendohet të jetë hera e parë që diçka e tillë të realizohet edhe për një lider të huaj. Fotoja origjinale e vaktit të vitit 2016, të cilën kuzhinieri e ndau në Instagram, mori më shumë se 120.000 pëlqime dhe mijëra komente./gsh/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...