Personat që vuajnë nga skizofrenia mund të trajnohen që të kontrollojnë pjesën e trurit e cila lidhet me halucinacione përmes videolojërave, kanë deklaruar së fundmi studiuesit.
Në një studim të vogël pacientët ishin të aftë të ulin një raketë në një lojë, kur kjo lidhej me regjionin e trurit të ndjeshëm ndaj të folurit dhe zërave të njerëzve.
Brenda një kohe relativisht të shkurtër pacientët mësuan të përdorin këto teknika në jetët e tyre të përditshme për të ulur fuqinë e halucinacioneve.
Megjithatë ky është një studim i përmasave të vogla dhe ka nevojë për hulumtime të tjera për t’u konfirmuar.
Ekipi studiues nga Instituti për Psikiatri, Psikologji dhe Neuroshkencë “King’s College” në Londër dhe Universiteti Roehampton, kanë deklaruar që kjo teknikë mund të përdoret tek pacientët skizofrenikë të cilët nuk përfitojnë nga medikamentet./KK/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...