Vetitë e pH-së, acidet natyrore alfa-hidroksi dhe acid acetik e bëjnë uthullën e mollës një përbërës ideal për të trajtuar thuajse të gjitha problemet e lëkurës. Uthulla vepron si një agjent qetësues dhe riparues për lëkurën.
Uthulla ka një nivel pH shumë të ngjashëm me lëkurën e njeriut dhe acidet natyrale minimizojnë poret tonifikojnë lëkurën dhe i jep shkëlqim.
Më poshtë do të lexoni të gjitha mënyrat se si mund ta përdorni uthullën e mollës për të kuruar probleme të ndryshme të fytyrës
Acidet alfa-hidroksi mund të ndihmojnë në pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura. Me kalimin e kohës, përdorimi i rregullt i uthulles mund të ndihmojë në zbehjen e shenjave dhe njollave të lëkurës.
Përdorni një top pambuku për të aplikuar uthullën e mollës për 30 minuta në lëkurë. Përsëriteni dy herë në ditë deri në gjashtë javë për rezultate më të mira.
Puçrra fytyre
Acidi malik i gjetur në uthullëm e molles e bën atë një pastrues të shkëlqyer të fytyrës. Jo vetëm që zbut lëkurën, por gjithashtu funksionon si agjent pastrues antifungal dhe antibakterial.
Uthulla e mollës mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke e bërë kështu një zgjidhje të shkëlqyer natyrale për tonerin e lëkurës.
Aplikimi: Përzihet ½ filxhan ujë dhe ½ filxhan uthull molle me disa pika vaj livandoje . Aplikojeni direkt në lëkurë me një top pambuku .
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...