“Nëse doni që sekreti juaj të jetë i sigurt, mbajeni atë për vete”- ka thënë filozofi grek Seneka 2000 vjet më parë. Të ruash disa sekrete për gjëra dhe ngjarje personale, tregon forcë karakteri e madje është domosdodshmëri për të mbrojtur veten në disa raste.
Bazuar në filozofinë e lashtë indiane, po listojmë më poshtë 7 gjëra, aspekte të jetës, që nuk duhet t’i ndani me askënd.
Mos ua impononi të tjerëve dijet tuaja shpirtërore
Çdo gjë që dimë, e dimë për vete, e sidomos kur bëhet fjalë për dije të nivelit shpirtëror. Ndaj mos i ndani këto njohuri me të tjerët, sepse askush nuk i shikon gjërat në mënyrën tuaj. Ndonjëherë rrugëtimi ynë mund të jetë i ndryshëm nga ai i të tjerëve.
Mos ua zbuloni të tjerëve projektet tuaja
Të ndash projektet personale, është si të lëshosh vezë në furrikun e të tjerëve. Mos rrezikoni ta vendosni veten në pozicionin ku, suksesin tuaj ta gëzojë dikush tjetër.
Mos e ndaj historinë me një të huaj
Të gjithë kemi një histori. Mund të jetë gëzimi apo hidhërimi i jetës suaj, por kjo ju përket vetëm juve. Këtë nuk mund ta ndajmë me çdokënd. Disa gjëra nuk duhet të jenë të dukshme për të tjerët, saç mund të jenë disa ngjarje normale.
Mos u merrni me thashetheme
Nuk duhet të flasim kurrë keq për të tjerët. Kjo gjë përçon vetëm energji negative dhe nuk i sjell askujt asnjë përfitim.
Mos u mburrni nëse bën një të mirë
Kur bëni një vepër të mirë, mos prisni që t’ju mburrin. Nëse bëni diçka të mirë pa qëllimin e duhur, do të bëni një figurë shumë të keqe. Veprat e mira duhen kryer në heshtje.
Mos i ndani problemet tuaja me botën
Mos u tregoni shumë të hapur për problemet tuaja. Ta bësh këtë gjë me familjen dhe miqtë është normale, por nuk duhet t’i ndash ato në publik. Sa më pak të tregoni për veten, aq më pak mundësi keni që njerëzit t’jua përdorin ato kundër.
Mos ndani detaje rreth jetës suaj intime
Mos ju tregoni njerëzve që nuk kanë lidhje, asnjë detaj nga jeta juaj intime. Për to mund të flisni hapur dhe lirisht vetëm me njerëzit që kanë vlerë për ju, por s’mund t’i ndani problemet tuaja me të gjithë. Kështu tregoni pikë së pari, respekt për veten. Living
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...