Teksti i mëposhtëm do t’jua ofrojë një pikëpamje të asaj se çfarë përjetojnë njerëzit kur bien në dashuri – ndjenjë e cila shpjegohet nga njëri prej artistëve më karizmatik të shekullit 20, Bob Marleyt. “Unë besoj se vetëm një herë në jetë do ta gjeni dikë që do t’jua ndryshojë botën krejtësisht. Do t’i tregoni gjëra që asnjëherë nuk i keni ndarë me një shpirt tjetër, ndërkaq ai/ajo do të absorbojë çdo gjë që thoni dhe do të dëshirojë të dëgjojë më shumë. Do t’i ndani me të shpresat për të ardhmen, ëndrrat të cilat asnjëherë nuk do të bëhen realitet, qëllimet që nuk i keni arritur asnjëherë dhe shumë zhgënjime që jeta jua ka hedhur. Kur diçka e mrekullueshme t’ju ndodh, me padurim do të prisni t’i tregoni, duke e ditur se do ta ndajë emocionimin me ju. Nuk do të turpërohet të qajë me ju apo të qesh kur bëni gjeste si budalla. Asnjëherë nuk do t’i lëndojë ndjenjat e as nuk do t’ju bëjë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë, por vetëm sa do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe t’ju shfaqë gjërat për veten tuaj që ju bëjnë më të veçantë dhe më të bukur.
Asnjëherë nuk do të keni presion, xhelozi apo garë, por vetëm qetësi. Me të mund të jeni vetvetja dhe të mos brengoseni se çfarë mendon. Gjërat që duken të parëndësishme për shumicën e njerëzve, si një mesazh, këngë apo shëtitje në park, për ju do të bëhen thesare që do t’i mbani të sigurta përgjithmonë në zemrën tuaj. Kujtimet e fëmijërisë do të rikthehen dhe do të jenë të qarta dhe gjalla sikurse të ishit fëmijë prapë. Ngjyrat duken më brilante dhe më të ndritshme. Buzëqeshja veçse iu është bërë pjesë e përditshmërisë. Një telefonatë apo dy gjatë ditës ju ndihmojnë ta kapërceni ditën e gjatë në punë dhe gjithmonë iu sjellin buzëqeshje në fytyrë. Me prezencën e personit, nuk do të keni nevojë për bisedë të vazhdueshme, por do ta gjeni veten të ngopur vetëm duke e pasur pranë. Gjërat që asnjëherë nuk iu kanë interesuar tani janë bërë të mahnitshme sepse e dini se janë të rëndësishme për personin me të cilin/cilën jeni. Për këtë person mendoni në çdo ngjarje dhe gjë që e bëni.
Gjërat e thjeshta jua sjellin në mendje atë person, si qielli i kaltër, era e lehtë, etj. Ju e hapni zemrën duke e ditur se ka mundësi që do të thyhet një ditë dhe, në hapjen e zemrës, ju e përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk e keni menduar se është i mundur. E dini se vetëm duke vepruar kështu ju e lini zemrën ta ndjejë kënaqësinë e vërtetë që është aq e vërtetë sa ju frikëson. Ju gjeni forcë duke e ditur se e keni një shok/shoqe të ngushtë dhe me siguri një shpirt binjak që do t’ju qëndrojë besnik/e deri në fund. Jeta ju duket krejtësisht ndryshe. Shpresa dhe siguria e vetme tani janë duke e ditur se ai person është pjesë e jetës tuaj”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...