Veshjet më të pëlqyera nga qilimi i kuq në festivalin e Venecias

16:12 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Përgjatë pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz kanë gjetur ngushëllim tek filmat duke tentuar kështu t’i ikin ndjesisë së izolimit nga bota.

Derisa lansimi i shumë filmave është shtyrë deri në kohë të pacaktuar, festivali i filmit në Venecia ka vazhduar të mbahet sipas planit, por me disa ndryshime të domosdoshme sa i përket ruajtjes së sigurisë.

I mbajtur nga 2 shtatori deri më datën 12 të këtij muaji, edicioni i 77-të i festivalit ndërkombëtarë të filmit u ndoq nga yje të shumtë të filmit dhe showbizit, të cilët megjithatë sollën mjaft glamur mbi qilim të kuq.

Shumica prej tyre i mbanin maskat në duar, gjatë kohës sa pozonin për fotografët të cilët qëndronin në distancë mjaft të largët fizike, transmeton Koha.

Por, as situata e re e krijuar nga kriza shëndetësore dhe masat e shtuara të sigurisë, nuk i ndaluan të famshmit që të dukeshin elegant dhe plot stil gjatë parakalimit të tyre në premierat dhe ngjarjet tjera të organizuara në kuadër të festivalit.

Këto ishin disa prej veshjeve më të pëlqyera dhe të komentuara mbi qilimin e kuq, të shtruar me rastin e festivalit të sivjetmë të filmit në Veneci.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme