Fjetja është një proces që siguron energji për trupin për ditën e nesërme.
Për këtë arsye, rekomandohet që të keni një gjumë të shëndetshëm dhe t’i evitoni disa zakone që i bëjnë dëm shëndetit tuaj.
Më poshtë janë veprimet që nuk duhet t’i bëni në mënyrë që të keni gjumë më të mirë.
Mos pini ujë
Uji është shumë i rëndësishëm për trupin që të funksionojë në mënyrë normale dhe të lubrifikojë nyjet derisa lëvizni.
Por nëse pini ujë para se të shkoni në shtrat, ju do të zgjoheni jo vetëm një herë, por më shumë se disa herë për të urinuar, duke ndërprerë kështu gjumin tuaj.
Mos flini gjatë ditës
Ka disa njerëz që kanë zakon të flenë gjatë ditës. Kjo duhet të shmanget pasi ndërpret ciklin natyror të trupit dhe ju nuk do të jeni në gjendje të flini mirë gjatë natës, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjithashtu ndikon në shëndetin tuaj dhe zakonet tuaja të gjumit.
Mos përdorni laptopë ose telefon mobil para gjumit
Pothuajse ne të gjithë kemi shprehi që të kontrollojmë rrjetet sociale në laptopët ose telefonat tonë para se të flemë por kjo mund të jetë një nga shkaktarët kryesore pse flemë vonë.
Prandaj, të gjithë duhet të shmangim përdorimin e tyre në dhomën e gjumit.
Organizoni vaktet tuaja ushqimore
Sipas rregullit, duhet të krijoni zakon që të hani së paku 3-4 orë para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të ndihmoni që procesi i tretjes të funksionojë siç duhet.
Vendosni rutinë për kohën e gjumit
Duhet të krijoni një rutinë për kohën kur shkoni në gjumë dhe t’i përmbaheni asaj. Kjo mund të nënkuptojë dushin, larjen e dhëmbëve dhe kështu trupi juaj mësohet me rutinën dhe është në gjendje te çojë sinjalet se jeni gati për gjumë.
Shmangeni kafen para gjumit
Kafeja përmban kafeinë që është e njohur se na mban zgjuar. Përpiquni të mos pini kafe së paku katër orë para se të shkoni në gjumë.
Kafeina bën që metabolizmi të ndihet i freskuar dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk duhet ta konsumoni para gjumit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit