Veprimet me të cilat dëmtoni të partnerin tuaj

14:02 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Meshkujt urrejnë kur partneret e tyre kalojnë shume kohe ne boten virtuale dhe i kane te gjitha mundësitë e hapura për të komunikuar me meshkuj të tjerë.

Ndersa psikologët kanë konstatuar se pasiguria që mund të ndjejnë njerëzit ndaj vetes, është një nga shkaqet me të zakonshme të xhelozisë.

  1. Filtrimi me meshkuj të tjerë

Të luani me flokë dhe të kafshoni buzët herë pas here, janë vetëm disa nga lëvizjet e njohura të arsenalit joshës të femrave. Filtrimi mund të jetë i padëmshëm, por nëse ndodheni ne ndonjë aheng me partnerin tuaj dhe keni kontakt me meshkuj të tjerë – ju lutem keni kujdes pasi atij nuk do ti vijë mirë.

  1. Të qeshni me shakatë e të tjerëve

Nëse diçka është qesharake, ju padyshim se do të qeshni dhe është krejtësisht normale. Ju ndoshta nuk do te vëreni se nga kush transmetohet kjo shaka – nga mashkull apo femër, ju thjeshtë do të qeshni, mirëpo partneri juaj do të vërejë gjysmë shakanë e zotërinjve! Sidomos nëse ai shpesh përmend se ju e pëlqeni humorin e tij.

  1. Adhurimi i “yjeve” meshkuj

Miqtë tuaj ndoshta kënaqen kur ju flisni në mënyrë të shfrenuar për ndonjë mashkull, por partneri juaj nuk dëshiron të dëgjojë lavderata për meshkuj tjerë, pa marrë parasysh se ata jetojnë në anën tjetër të botës.

  1. Përmendja e emrave te kolegeve meshkuj

Partneri dëshiron të dëgjojë nga ju detajet e jetës suaj ne pune, por jo ta teproni me përmendjen e emrave te tyre si dhe lavdërimin e tepruar.

  1. Komunikimi me meshkuj tjerë

Shkëmbimi i mesazheve nëpërmjet rrjetit sociale apo celularit me meshkuj tjerë, e çon partnerin tuaj deri ne çmenduri. Për atë nuk është e këndshme ti kushtoni kohe te veçantë kontaktit të vazhdueshëm ne boten virtuale ku i keni te gjitha mundësitë e hapura.

  1. Miku me i ngushtë i juaji është mashkull

Pa marrë parasysh se marrëdhënia juaj është ideale apo platonike, partneri juaj gjithmonë mund të dyshojë nëse behet fjalë për me tepër se miqësi. Kjo ka ndikim ndoshta edhe nga filmat me tematike te ngjashme ku dy shokë të ngushtë e kuptojnë se janë për njëri tjetrin.

  1. Perkujtimi i momenteve të kaluara me ish-in

Nese nuk dëshironi që partneri juaj të ju pyet se a keni ende interesim për ish të dashurin tuaj, mos përmendi rregullisht momente qe keni kaluar në shoqëri me të. Asnjëherë mos e bëni kete!

  1. Kur kaloni kohën e lirë pa partnerin

Shkuarja neper pushime me miqtë, konkretisht pa partnerin eshte nje shenje e qarte se nuk ju peleqen ta kaloni kohen me të, ndërsa me shoqërinë po!

  1. Kur shkoni ne aheng pa të

Nese ju shkoni ne aheng vetëm me miqtë tuaj apo koleget e punës dhe me pas publikoni foto të shfrenuara në profilet tuaja në rrjetet sociale, mbani mend se ai do të ndjehet i përbuzur – dhe shumë xheloz.

  1. Kur ju punoni jashtë orarit

Orët e vona në punë edhe jashtë orarit të zakonshëm, paraqesin një xhelozi universale për dy gjinitë. Besoj është mese e qartë, apo jo?

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme