Tërmeti ose lëkundja krijohet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës ose goditjes. Pasojë e kësaj është të dridhurit e tokës për shkak të lirimit të energjive të mëdha. Fuqia e lëkundjeve varet nga shumë faktorë. Përkundër bindjes së përhapur se këto janë dukuri të rralla, tërmetet ndodhin shumë shpesh. Për fat, numri më i madh është me intensitet të dobët i cili nuk shkakton dëmtime. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi.
Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë të ndryshme, zakonisht me Shkallë të Merkalit deri 12 ballë. Manjituda e tërmetit, nga ana tjetër, paraqet njësinë e matjes së sasisë së energjisë së liruar në epiqendër, në vatër të tërmetit. Shprehet në shkallën Rihter e cila nuk e ka kufirin e epërm, por meqenëse deri më sot nuk është shënuar tërmet më i fuqishëm se 10 ballë, zakonisht paraqitet deri në 9 njësi.
Më poshtë sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëveprim në Evropë/ Prezenca në Shqipëri do të gjeni disa këshilla si të silleni gjatë tërmetit nëse jeni në makinë
Ngadalësoni deri në momentin që të frenoni e të ndaloni plotësisht.
Vazhdoni me kujdes kur të ndalet lëkundja.
Shmangni rrugët, urat, ose postblloqet të cilët ndoshta janë dëmtuar nga lëkundja
Largohuni nga rrjeti ndriçues, kabllot elektrikë dhe nga ndërtesat; rreziku më i madh është në afërsi të ndërtesave, në dalje dhe pranë mureve të jashtme.
Nëse jeni në rrugë, e keni dalë nga makina kini kujdes nga objektet të cilat mund t’ju bien, siç janë oxhakët, qeramidhet nga çatitë, xhamat e thyera të dritareve dhe të ngjashme si këto.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja