Që dje planeti i Venusit është zhvendosur në shenjën e Bricjapit. Kjo nënkupton ardhjen e një burimi të ri energjie për të gjitha shenjat.
Megjithatë jo të gjitha shenjat nuk do të jenë edhe aq me fat. Zbuloni më poshtë ç’do të ndodhë me horoskopin deri në fund të shkurtit.
Dashi
Ndiheni të lënë pas dore nga një njeri shumë i dashur, por keni frikë ta kërkoni vetë i pari? Ndoshta duhet të lini mënjanë egon e sëmurë dhe të merrni vetë hapin e parë. Venusi është në anën tuaj.
Demi
Demi është i pari që do të përfitojë nga kalimi i Venusit në shenjën e Bricjapit, sidomos në planin psikofizik. Fillimi i shkurtit do të jetë i vrullshëm, me impenjime dhe përgjegjësi të reja, por pas javë së dytë të tij do të mund të pushoni dhe t’i gëzoheni qetësisë në familje.
Binjakët
Binjakët do të kenë disa probleme shëndetësore gjatë ditëve të para të muajit, mirëpo gjërat do të përmirësohen dukshëm në ditët në vijim. Venusi ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet në çift, kini kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Të lindurit në shenjën e Gaforres nuk do t’i keni punët fare mirë me Venusin, sidomos kur bëhet fjalë për financat. Duhet të shkurtoni në maksimum shpenzimet, në të kundërt do të përfundoni në telashe serioze.
Luani
Kjo nuk është periudha më e mirë për Luanin, i cili ndryshe nga më parë nuk ka as më të voglën dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes. E vetmja gjë që do të donit në këto momente është të ikni larg, të mos flisni me njeri dhe të mos merrni asnjë impenjim. Venusi ju këshillon të pushoni sa më parë.
Virgjëresha
Quajeni veten me fat, pasi Venusi do t’ju furnizojë me shumë energji gjatë gjithë shkurtit. Më në fund po e rimerrni veten nga disa probleme të vogla shëndetësorë, kështu që nuk keni të shqetësoheni më për këtë pjesë. Jeta sentimentale shkon më mirë se kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për punën.
Peshorja
Një mik shumë i rëndësishëm do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, dhe si gjithmonë nuk do të hezitoni t’i zgjasni dorën atyre që kanë nevojë për ju. Megjithatë Venusi ju këshillon të mos përfshiheni në gjëra që nuk ju takojnë.
Akrepi
Venusi do të përmirësojë dukshëm komunikimin me partnerin/partneren, gjë e cila do të ndikojë në mbarëvajtjen e marrëdhënies suaj. Mësoni të kërkoni falje atëherë kur duhet dhe të mos bëni premtime të kota.
Shigjetari
Pas Gaforres, Shigjetari është shenja e dytë që do të ‘’vuajë’’ gjatë dy javëve të para të shkurtit për shkak të pranisë së Venusit. Ndiheni të pezmatuar, të lodhur dhe pa kurrfarë shprese. Ndoshta duhet të kërkoni gabimin tek vetja dhe jo tëk yjet.
Bricjapi
Bricjapi është shenja që do të mirëpresë deri në fund të muaji energjinë kozmike, harmoninë dhe forcën motivuese të Venusit. Merrni frymë lirisht, ky është momenti juaj dhe duhet ta shijoni të gjithin.
Ujori
Ndoshta kjo nuk është periudha më e mirë e Ujorit, por as më e keqja. Është thjesht një fazë neutrale në të cilën nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Mos u shqetësoni, do të kalojë.
Peshqit
Venusi do të tregohet bujar me Peshqit gjatë 10-ditëshit të parë të shkurtit. Keni kohë që planifikoni të ndryshoni shtëpi dhe vend punë, mos prisni më gjatë ky është momenti i duhur. Nuk do të pendoheni aspak për zgjedhjen e bërë.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju