Vendosni disa copa limoni në krevatin tuaj…

00:48 | 24 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Limoni është një frut shumë i fuqishëm, i përdorur gjerësisht nga njerëzit. Ai është jashtëzakonisht efektiv në përmirësimin e shëndetit, pamjes suaj dhe jetesës në përgjithësi.

Nëse dëshironi të vërtetoni edhe njëherë dobinë e tij, ju duhet të provoni këtë truk të vogël.

Ja se çfarë duhet të bëni:

  1. Merrni 3 limonë dhe i prisni në copa mesatare.
    2. Renditini në një tas dhe vërini pranë krevatit tuaj.
    3. Lërini gjatë gjithë natës ndërsa flini.
    4. Përsëriteni këtë proces çdo natë.

Ja cilat janë përfitimet e këtij truku:

  1. Parandalon shfaqjen e kancerit
    Parandalon shfaqjen e kancerit të mëlçisë dhe të gjoksit. Receptorët e aromës në qelizat e mëlçisë i përgjigjen limonit dhe ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së qelizave kancerogjene, duke rritur përqendrimin e kalciumit brenda qelizave.
  2. Mban larg insektet
    Duke mbajtur pranë disa feta limon, mbani larg të gjitha insektet që mblidhen në shtëpinë tuaj. Shmangni sa të mundeni spërkatjet me solucione në fytyrë dhe në trup, sepse mund t’ju shkaktojnë alergji.
  3. Lëshon aromë të mire
    Limoni lëshon një aromë shumë freksuese. Një frut anti-oksidues dhe antibakterial, aroma e të cilit kalon nëpër hundë ju bën të flini më shpejt dhe të bëni një gjumë të qetë.
  4. Lehtëson stresin
    Stresi dhe ankthi priren të shfaqen kryesisht gjatë kohës që flini. Sipas studimeve, aroma e agrumeve zbut nivelin e stresit dhe ekuilibron emocionet e trurit.
  5. Redukton presionin e gjakut
    Aroma e limonit mund të ndihmojë në reduktimin e presionit të gjakut.
  6. Pastron ajrin
    Limoni mund të përmirësojë cilësinë e ajrit të shtëpisë suaj. Ai e pastron atë duke nxjerrë nga dhoma ajrin e rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme