Vendi se ku jetoni luan një rol shumë të madh në sjelljen e fëmijës dhe dallimet mes jetesës në fshat dhe qytet janë shumë të mëdha.
Sipas një studimi të udhëhequr nga psikologia e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit Maria Gartstein dhe studentja e diplomuar e ËSU Alyssa Neumann janë gjetur shumë ndryshime emocionale dhe psikologjikse mes fëmijëve që rriten në fshat dhe atyre në qytet, transmeton portal arbresh.info
Foshnjat nga familjet rurale kanë tendencë që të shfaqin emocione negative, siç janë zemërimi dhe zhgënjimi më shpesh sesa foshnjat që rriten nëpër qytet.
Studimi i botuar në Gazetën e Komunikimit të Psikologjisë shqyrton ndryshimet në temperamentin e foshnjës, ndërveprimet prindër-fëmijë dhe stresin e prindërve midis familjeve me përbërje të ngjashme socio-ekonomike dhe racore.
Studiuesit zbuluan se nënat urbane kanë tendencë të jenë më të mira me fëmijët kur ata kanë nevojë për ndonjë gjë. Ky edhe mund të jetë arsyeja se pse fëmijët që jetojnë në qytet janë më të lumtur.
Arrestohet shkencëtari që krijoi foshnjet e para të edituara gjenetikisht
Nënat rurale raportuan shprehje më të shpeshta të emocioneve negative nga foshnjat e tyre, veçanërisht kur ata ishin të dëshpëruar për shkak të kufizimeve.
Studimi i parë përbëhej nga 68 pjesëmarrës dhe foshnjat e tyre në Zonën e Gjirit të San Franciskos, dhe i dyti përbëhej nga 120 nëna rurale dhe foshnjat e tyre nga qarqet Ëhitman dhe Latah në veriperëndimin të Shteteve të Bashkuara.
“Kjo mund të jetë një rezultat i faktorëve të ndryshëm, por funksionalisht të barabartë, të rrezikut,” tha Gartstein. “Ndërsa të jetosh në një qytet të madh në përgjithësi sjell më shumë ekspozim ose afërsi të krimit të dhunshëm, izolimi gjithashtu mund të shkaktojë një stres të madh për prindërit rurale. Ky hulumtim hap shumë mënyra të interesit të ardhshëm të hetimit.”
Hulumtimi mbi temperametin e foshnjave do të shfaqet si dokumentar në Netflix gjatë kësaj vere./arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...