Vendet ku ndalohet të postoni foto në Instagram

00:59 | 7 Korrik 2019
Arbresh Info

Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.

Nëse këtë të parën mund ta bëni, të dytën nuk e keni aq të lehtë. Ndoshta, ju nuk e keni imagjinuar ndonjëherë që disa nga pamjet më të fotografuara në botë, e kanë të ndaluar shkrepjen e tyre. Se për cilat vende e kemi fjalën, shikoni më poshtë:

Kulla Eifel

Kulla Eifel është një nga pamjet më të fotografuara në botë. Megjithatë, ekzistojnë disa kufizime. Ndriçimi i natës është një lloj arti dhe i mbrojtur nga ligji i autorit. Pra, në të vërtetë është e ndaluar t’i bëni fotot e kullës pa leje me shkrim. Nëse jeni një fotograf jo profesionist dhe bëni foto vetëm për për përdorim personal, nuk keni nevojë për leje.

Kështjella Neuschwanstein

Nuk është e lehtë t’i bëni fotografi kësaj kështjelle romantike në Gjermani. Për shkak të rregullave të sigurisë, ju lejohet të vizitoni kështjellën vetëm gjatë turit 35-minutësh me një udhërrëfyes dhe fotografimi dhe videot brenda janë të ndaluara.

Westminster Abbey

Ndalohet fotografimi brenda. Ky ndalim, vjen për shkak se shkrepja e fotove, nuk i lejon njerëzit të gëzojnë bukuritë unike dhe historinë e Abbey.

Mauzoleumi i Leninit

Sot, Mauzoleumi i Leninit nuk është aq i popullarizuar në mesin e turistëve ashtu siç ishte dikur, por turistët që hyjnë brenda nuk lejohen të bëjnë foto të Leninit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme