Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë dhe problematikën e madhe në familjen e zonjës Zejnepe. Gjendja e vështirë ekonomike i ka detyruar të mos paguajnë energjinë elektrike që nga viti 2007. Bashkëshorti i saj vuante nga depresioni dhe në një moment dobësie i jep fund jetës.
Zonja Zejnepe ka thirrur në studio kunatën e saj dhe kërkon që ajo ta ndihmojë me shlyerjen e borxhit të energjisë elektrike, që shkon 15 milionë lekë. Gjithashtu e kritikon që e ka lënë vetë atë dhe fëmijët e saj, pa asnjë ndihmë dhe mbështetje.
Ardit Gjebrea: Drita ka akoma?
Vera: Dritat vazhdojnë, nuk janë prerë asnjëherë. Vetëm në një moment u prenë dhe në një ne na u pre dhe një jetë.
Ardit Gjebrea: Pse kur u prenë dritat i dha fund jetës Arifi?
Vera: Po kur u prenë dritat i dha fund jetës ai!
Eni Çobani: Në të vetmin moment që OSHEE preu dritat dhe u tregua vërtet ligjore dhe e prerë, ai futi familjen brenda dhe ndenji jashtë dhe kreu vetëvrasjen. Ky është një moment i hidhur, jo vetëm për familjen e Zejnepes, por edhe Verës sepse dhe ajo ka një lidhje, gati ka qenë prezent atë ditë dhe mban një peshë si nuk e ndalova dot këtë gjë, por në fakt askush nuk e dinte, që mendja e Arifit kishte filluar të mendonte për të ikur nga jeta.
Vera: Zonja Eni, jo se nuk i ka bërë shërbim, por se si ka lindur grindja dhe shamata nuk e di.
Zejnepe: Po ka lindur grindja dhe shamata se ishim me fëmijë të vegjël, u ndërpre energjia dhe ishte vjehrra me oksigjen.
Vera: Zejnepe unë nuk po të akuzoj, nuk po të them asnjë gjë, se ta di që më ke vrarë vëllanë ti, unë mar hak tek ti.
Zejnepe: Po merr po deshe, letrat në polici i ke, shko se ta thotë dikush tjetër atë punë.
Vera: Nuk po të akuzoj për atë punë, po ti ia ke ngrënë shpirtin dritat, buka, uji.
Zejnepe: S’ia kam ngrënë shpirtin, ti e dije se kishe martuar vëllain, por nuk të interesonte se ishte vëllai i sëmurë, se çfarë hanim apo pinim nuk të interesonte, se çfarë bënim ne. Nuk isha e zonja të shkoja në punë, se kisha frikë t’i lija vetëm fëmijët e vegjël në shtëpi.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...