Një burrë i shëndetshëm 30-vjeçar nga Stokholm ka vdekur pasi iu nënshtrua një operacioni për rritjen e organit gjenital.
Përveç një rasti të vogël të astmës, viktima nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje tjetër më parë, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
Ai kishte kërkuar zgjerim dhe rritje të organit të tij gjenital, e cila zakonisht bëhet duke nxjerrë qelizat e dhjamit të padëshiruara nga vendet e tilla si barku dhe kofsha.
Shtrirja përfundoi me sukses, por kur filloi procesi i rritjes, ku injektohen qelizat e dhjamit në penis, ritmi i zemrës së pacientit u rrit, presioni i gjakur kaloi nivelet e duhura dhe niveli i oksigjenit ra në mënyrë drastike.
Gjysmë ore më vonë ai përjetoi sulm në zemër, ku edhe e humbi jetën.
Mbi 8,000 operacione të rritjes së penisit bëhen çdo vit në botë dhe sipas statistikave ndërkombëtare të kirurgjisë plastike, kirurgët suedezë insistojnë që kjo procedurë po bëhen gjithnjë e më popullore./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...