Personi më i vjetër në botë, Violent Brown, ka vdekur në moshën 117 vjeçare.
Ajo u lind me 10 mars 1900 dhe ishte verifikuar si përsoni më i vjetër në Xhamajka.
Brown u lind në kohën kur Xhamajka ishtë pjesë e Perëndorisë Britanike, duke e bërë atë ish-subjektin e fundit që jetoi në kohën e Mbretëreshës Victoria, e cila vdiq në janar të vitit 1901, transmeton portali arbresh.info
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë vetë kryeministi i vendit, Andrew Holness, ku përmes rrjetit social Twitter ai tha se ‘gruaja më e vjetër në botë, Violet Mosse-Brown ka vdekur’.
https://twitter.com/AndrewHolnessJM/status/908845268032016385?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.mirror.co.uk%2Fnews%2Fworld-news%2Fviolet-brown-oldest-person-world-11180920
Brown ishte njohur nga Libri i Rekordeve të Guinness më 15 prill të këtij viti.
Ajo vazhdonte të jetontë në shtëpinë ku kishte lindur.
Në një intervistë për Jamaica Observer ajo ka thënë: “Unë jetoj me hirin e Perëndisë dhe jam krenare për moshën time”.
Djali i saj 96-vjeçar për të njejtën revistë tha se asaj i pëlqen të hajë peshk, mish qingji dhe ndonjëherë ushqehet me mishin e këmbëve të lopës.
“Por ajo nuk ka mish derri ose mish pule”, ka shtuar ai.
Ushqimet e saj të preferuara ishin patatet e ëmbëla, patatet irlandeze, frutat, sidomos portokallet dhe mango.
Si një krishtere e devotshme, ajo ka punuar në një fermë kallami./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...