Vathët për pranverën e 2017 janë të çmuar

15:50 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Plotësojnë në perfeksion edhe veshjet më të thjeshta, duke i dhënë dritë fytyrës dhe dhurojnë një pamje të sofistikuar edhe kur visheni me xhinse. Vathët nuk janë kot mes bizhuterive më të dashura të femrave.

Tendencat e pranverës flasin qartë: protagonistë të modeleve janë diamantet, zafiri, rubini, smeraldi dhe gurët e ngjyrosur.

Në formë rrethi ose të varur, flori i verdhë ose i bardhë zgjedhja mes shumë modeleve është e juaja.

E rëndësishme është që të jenë të çmuar, pikërisht si modelet që kemi zgjedhur. Shfletoni galerinë që revista Grazia ka zgjedhur dhe ëndërroni bashkë me ne!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme