Varësia për të blerë në internet duhet të njihet si çrregullim i vërtetë mendor, thonë psikoterapeutët.
Hulumtuesit thonë se mund t’i detektojnë simptomat e dallueshme dhe karakteristikat e këtij çrregullimi dhe tregojnë se si ndikojnë në mendje.
Çrregullimi i blerjes apo shopping-ut ka qenë i njohur për dekada të tëra, por ekspertët thonë se po merr kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prek më shumë njerëz (1 në 20).
Personat e fiksuar pas blerjeve në internet mund të përfundojnë në borxhe, duke u fjalosur me të afërmit dhe duke e humbur krejtësisht vet-kontrollin.
Dr. Astrid Muller, psikoterapeute gjermane, ka deklaruar se është koha që këtë çrregullim ta ndajmë si problem të shëndetit mendor dhe të mbledhim më shumë njohuri për blerjet në internet.
Në studimin që Muller e ka kryer me kolegët e saj, kanë zbuluar se pacientët që kërkojnë ndihmë për varësinë që e kanë për të blerë në internet kanë nivele më të larta të depresionit dhe ankthit.
Madje, hulumtuesit thonë se edhe të rinjtë janë duke shfaqur shenja të çrregullimit të shopping-ut apo blerjeve në internet shkruan telegrafi.
Ky problem, sipas ekspertëve, shkakton humbje të vet-kontrollit, stres ekstrem, probleme tjera psikiatrike, vështirësi në lidhje, borxhe, etj.
Vlen të ceket se hulumtimi është publikuar në revistën “Comprehensive Psychiatry”.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...