Për pushime nuk nisesh që të heqësh dorë nga smartphone. 57% e pushuesve dëshiron që të qëndrojë i lidhur me të edhe në plazh, 52% kalon minimumi një orë kohë me smartphone për të biseduar, kontrolluar email-in apo për të parë rrjetet e ndryshme sociale.
Këtë studim e pohon studioja “Detoksikimidixhital: të qetësohesh, të lëshohesh dhe tëstakohesh” nga shoqata e sigurisë informatike McAfee, qëmerretme rreziqet që sjell Wi-Fi publike.
Gjatë një studimi që u bë te dy mijë persona 18 dhe 55 vjeç, 54% e tyre nuk arrin të durojë dot edhe një ditë të vetme pa nisur njësms. 38% pa kaluar 24 orë do t’i hedhë një sy email-it personal apo të punës dhe një në katër persona (27%) e pranon që e kontrollon në mënyrë konstante postën elektronike gjatë ditës.Varësia vjen gjithashtu edhe nga rrjetet sociale: 37% nuk arrin të mos postojë asgjë gjatë pushimeve.
Për një pjesë, kur shkëputet nga laptop-i nuk përbën problem,madje 72% e lë në shtëpi, por vetëm 27% do të ishte i gatshëm të “ndahej” nga smartphone. Arsyeja e mbajtjes me vete tësmartphone për 62% është kontakti me familjen dhe miqtë, ndërsa mbajtja për arsye pune influencon vetëm për 16%.
Një nga tre të intervistuarit shfrytëzon Wi-Fi publike, një ekspozimi lartë ndaj rrezikut të sigurisë. 58% mendon se e kupton kur një lidhje është e sigurt apo jo, por vetëm 49% gjen kohën për të kontrolluar Wi-Fi qëështë lidhur.
“Stina verore, sidomos gjatë kohës së udhëtimeve, pushimeve, është shumë argëtuese për të gjithë, por në veçanti për kriminelët kibernetikë që mund të përfitojnë nga pushuesit që gjenden në ambiente jofamiljare”, shpjegojnë ekspertët e McAfee. Kur preferoni komoditetin e sigurisë, duke përdorur pikat e hyrjes Wi-Fi që nuk janë të mbrojtura, mund të ekspozoni mundësinë e të dëmtimit të informacionit personal.
Por rreziku nuk i përket atij 43% që nuk arrin ta sjellë teknologjinë poshtë çadrës së plazhit. Shtatë nga dhjetë persona bëjnë pa këtë teknologji dhe dëshirojnë të shijojnë rrezet e diellit, dy nga tre e bëjnë për të shkarkuar stresin.
44% e ka të nevojshme të shkëputet nga puna, ndërsa 36% heq dorë për respekt të të tjerëve: partnerit, miqve dhe familjarëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...