Për ekspertët varësia ndaj telefonit të mençur është një sëmundje, e cila quhet “nomofobia”, sikurse përkufizohet frika obsesive se nuk mund të jeni të arritshëm në telefon, për më tepër prek të rinjtë nga 18 në 25-vjeç, me vetëvlerësim të ulët dhe probleme në marrëdhënie.
Ata që janë të prekur mund të provojnë gjendje të vërteta ankthi, me marrje mendsh, dridhje, mungesë të frymëmarrjes dhe rrahje të shpejta të zemrës në rast të mungesës së rrjetit apo të telefonit jashtë përdorimi.
Për ekspertët fenomeni i nomogobisë lidhet me përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale. Abuzimi me ato mund të sjellë në izolim. Madje sipas studimeve të ndryshme, 6 të rinj në 10 shtrihen në shoqëri të telefonit të mençur dhe më shumë se sa gjysma e përdoruesve kanë tendencë që të shfaqin gjendje ankthi kur mbeten pa bateri, kredite apo mbulim të rrjetit.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...