Të moshuarit që vallëzojnë, kanë gjasa më të mëdha të parandalojnë humbjen e kujtesës dhe sëmundjen e Alzhaimerit.
Sipas një studimi të fundit, vallëzimi ndihmon në luftën kundër sëmundjeve mentale, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit kanë gjetur se vallëzimi është shumë më funksional sesa ecja në parandalimin e sëmundjeve mentale.
Studimi i kryer në Gjermani ka testuar testuan format e ndryshme të stërvitjes në 62 njerëz me një moshë mesatare 68 vjeç, duke matur madhësinë e qendrës së kujtesës, të quajtur hippocampus, në trurin e tyre.
Grupi tradicional i stërvitjes bëri aktivitete të përsëritura në seancat 90 minutëshe, ndërsa grupi i vallëzimit kishte shumë hapa dhe koreografi për të mësuar.
Studimi i botuar në Frontiers in Human Neuroscience, ka gjetur se grupi që merrej me vallëzim ishin më të mirë në parandalimin e humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve tjera mentale.
Sipas tyre kjo ndodh për shkak se vallëzimi vë në funksion trupin dhe mendjën te personat e moshuar./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...