Beyonce është vegane dhe trajneri i saj Marco Borges është ai që morri kredi për planin e saj të ri dietal.
Borges është një fiziolog i ushtrimit dhe ekspert i të ushqyerit. Ai është projektuesi i planit dietë të bazuar në bimë, i quajtur ” 22 Days Nutrition Program”, transmeton portali arbresh.info
Ai thekson se mënyra e të të ushqyerit e bën jetën shumë më të thjeshtë.
Borges thekson se 3 përbërës janë esenciale për këtë lloj diete, duke përfshirë thjerrëzat, spinaqin dhe quinoa, sepse që të trija japin energji të përsosur.
Kjo lloj diete nuk është se do t’ju bëj trupin si Beyonce, por premtohet se sjell të mira shëndetësore dhe humbje të peshës.
Ja vaktet që ha Beyonce:
Para ushtrimeve
½ filxhan quinoa
½ filxhan spinaq
½ filxhan thjerrëza
Quinoa përmban fibra, prandaj është i ngadalshëm në djegie dhe mund të ju ndihmojë të mbani energjinë. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe a duhet të themi një fjalë për spinaqin?
Pas ushtrimeve
2 gota thjerrëza
¼ filxhan quinoa
1 filxhan spinaq
Thjerrëzat përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në rimëkëmbjen e muskujve. Quinoa do të ndihmojë në rikthimin e glikogjenit të muskujve (energji) dhe spinaqi është perfekt për reduktimin e inflamacionit.
Vakti përfundimtar
4 gota spinaq
½ filxhan thjerrëza
½ filxhan quinoa
Në këtë pjatë, e vëreni se ka më shumë spinaq, për shkak të burimit të madh të glutation, i cili i largon toksinat nga trupi juaj./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...