Mundeni edhe ju, vetëmse duhet të bëni siç vijon.
Mësoni nga më të mirët.
Hartoni listën
Që të arrini gjithçka në kohë dhe mos të harroni asgjë, gjithmonë pranë jush mbani listën e gjërave dhe mos kaloni në tjetrën pa e kryer atë parapraken. Njerëz të shumtë të biznesit tregojnë se mendimi për detyrat e ndryshme që i presin i mban ata larg pengesave të pakuptimta. Detyrat në listën tuaj le të rradhiten sipas urgjencës dhe prioriteteve – nga më të rëndësishmet deri te më pak të rëndësishme. Si dhe leni hapësirë për fleksibilitet, sepse befasitë ekzistojnë në çdo cep. Përderisa përmbushni detyrimet tuaja në kohë, siguroni më shumë kohë për të bërë edhe ato në fund të listës.
Mbylleni derën
Mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por na lejoni të shpjegojmë përse bëhet fjalë. Në fakt, kryesore për qetësinë tuaj shpirtërore, si dhe produktivitetin, është që çdo ditë t’i mbyllni derën të ftuarve të padëshirueshëm, të largoheni nga pjesa tjetër e botës madje edhe nga më të dashurit tuaj nuk do të thotë se jeni person i keq. Thjeshtë do të thotë se keni nevojë për pak kohë për veten dhe mendimet tuaja që me kokë të çiltër të vazhdoni me zgjidhjen e detyrave të cilat për fat të keq nuk zgjidhen vetë. Shkëputini mesazhet, telefonatat dhe postimet dhe përkushtojuni leximit të një libri, muzike apo diçka tjetër.
Krijoni vetes rehati
Njerëzit përqëndrohen në mënyra të ndryshme. Disa kanë nevojë për heshtje të plotë për punë, ndërsa disa kanë nevojë për më shumë muzikë. Disa nuk shqetësohen që janë të rrethuar nga shumë njerëz, ndërsa të tjerët kanë nevojë për vetmi të plotë. Sidoqoftë, është e rëndësishme që ju të gjeni çfarë është më e mirë për ju dhe t’i qëndroni asaj. Gjithashtu, është e rëndësishme të mbani mend se ka një kohë të caktuar që duhet ta shpenzoni duke punuar, sepse nëse e teproni nuk do të bëheni më aspak produktiv. Rehatohuni dhe mos e sforconi veten sepse ashtu nuk do të arrini asgjë. Këtu cilësia është shumë më e rëndësishme se sasia./femra.net/
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...