Shumë femra mendojnë se meshkujt u kanë borxh diçka. Por është pikërisht kjo qasje, që mund të shkatërrojë një lidhje dashurie, dhe të rrënojë përgjithmonë respektin dhe besimin reciprok.
Kur shumica e femrave e kuptojnë këtë, është shumë vonë.
Andaj më poshtë janë disa këshilla se si ju gra, të veproni karshi burrave tuaj, në mënyrë që të keni dashurinë jetë gjatë, plot respekt dhe besim të ndërsjellë, transmeton Klan Kosova.
Një femër e mençur është e aftë të kujdeset për veten, dhe nuk e pret këtë nga të tjerët
Kur një grua nis të takohet me një mashkull, shpesh përfundun duke pritur nga pala tjetër që ai të kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për të. Në fakt, gra, ai mund të kujdeset për ju vetëm nëse don por jo që është i obliguar.
Ajo nuk i kërkon një mashkulli që të heqë dorë nga gjërat që i don
Mos i kërkoni mashkullit që keni pranë që të heqë dorë nga gjërat që ai i don, qoftë ajo puna e tij ose ndonjë hobi. Një grua e mençur e di se një gjë e tillë do ta bëjë atë të palumtur dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në marrëdhënien tuaj.
Ajo nuk e detyron atë që të heqë dorë nga miqtë dhe familjarët e tij
Ju mund të mos e pëlqeni një mik ose një familjar të mashkullit që e keni pranë por kjo nuk do të thotë që ai duhet të heqë dorë nga kontaktet ose daljet me të. Edhe nëse juve ju duket se personat që ju nuk pëlqeni janë një influencë e keqe për partnerin tuaj, nuk është zgjidhja juaj nëse ai duhet të rrijë me ta ose jo.
Ajo nuk kërkon që ai të ndajë me të të njejtat hobi, nëse ai nuk don
Nëse ai nuk e pëlqen vallëzimin, nuk do të thotë që ju duhet ta detyroni të vallëzojë me ju me patjetër. Imagjinojeni se si ju do të ndiheshit nëse partneri juaj do të ju “detyronte” të bëni diçka që ju nuk e pëlqeni. Andaj kujtojuni dhe mirëkuptojeni, mos e detyroni të bëjë gjëra që nuk shpreh interes për to.
Ajo nuk e “detyron” të ndryshojë
Një grua që e din vlerën e vërtetë të një lidhje dashurie, nuk kërkon nga partneri që ai të ndryshojë. Ajo e di se është e dashuruar me një qenie njerëzore që do të ndryshojë vetëm nëse ai vërtetë dëshiron. Në ndërkohë, një mashkull e vlerëson një grua që e pranon atë për atë çfarë ai është, dhe e inspiron atë që të bëhet njeri më i mirë.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist