Samantha, nëna e një vajze tetë vjeçare, e cila gjeti letrën në dhomën e vajzës së saj, duke kuptuar se sa larg kishte shkuar gjithçka, vendosi ta ndajë atë në rrjetet sociale.
Pandemia e koronavirusit e ka ndarë botën, dhe për fat të keq kjo i ka rënë në sy edhe vajzës së vogël, e cila përmes një letre ka shprehur vetëm një dëshirë për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes, shkruan The Sun, transmeton portal arbresh.info
“I dashur Santa, këtë vit për Krishtlindje unë thjesht dua që bota të kthehet në mënyrën e vjetër. Nuk e di nëse mund ta përmbushësh atë, por nëse mundesh do të ishte mirë. Nuk e kam problem nëse nuk marr dhurata, kam gjithçka që më duhet. Faleminderit “, kishte shkruar vajza në letër.
Koronavirusi, anulohet Viti i Ri në New York
E prekur nga dëshira e vajzës, nëna që e publikoi letrën në mediat sociale, ka pyetur prindërit e tjerë nëse edhe fëmijët e tyre janë ndikuar nga pandemia.
Të gjithë që e kanë komentuar në postimin e saj janë shprehur se janë ndier shumë keq që vajza e vogël po përjeton këtë gjë, ndërsa kanë shtuar se pandemia ka ndryshuar jetët e të gjithëve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...