Një vajzë pesëvjeçare u gjobit 150 euro nga një këshill i bashkisë së Londrës, vetëm pse doli me tezgë që të shiste lemonadë për vizitorët e një festivali.
Babai i vajzës Andre Spicer tha se vajza e tij kishte ngritur tezgën në Mile End, në lindje të Londrës, përderisa mijëra tifozë ishin nisur për festivalin Lovebox në fundjavë, transmeton portali arbresh.info
Babai i vajzës tha se vajza u përlot ndërsa ka pyetur prindërit nëse ka bërë ndonjë gabim të madh.
“Ajo vetëm dëshironte t’i shikonte njerëzit të buzëqeshur dhe ishte shumë krenare me veten”, ka thënë babai i vajzës.
“U tronditëm kur katër oficerë na dolën përpara, sepse mendova që do na duhej të largoheshim nga aty”, ka shtuar ai.
Megjithatë, pas bisedës me babain e vajzës këshilli ka marrë vendim të anulojë gjobën dhe ka kërkuar falje./Arbresh.info
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...