Një vajzë 3-vjeçare është bërë perëndesha e re e Nepalit.
Ajo nderohet nga hinduistët dhe budistët në kombin Himalaian.
Trishna Shakya gjatë ceremonies fetare u mbaj në duar të njerzve dhe u dërgua në tempullin që ndodhet në kryeqytetin e Nepalit, ku edhe do të jetojë deri pak para pubertetit, transmeton portali arbresh.info
Me katër finalisteve të klanit Shakya për pozitën e përëndeshës së gjatë, të njohur si “kumara”, ajo ia doli që të zgjidhet e para që do të nderohet nga populli.
Një panel i priftërinjëve Hindu që morrën pjesë në ditën e zgjedhjes, u përcaktuar se ajo ishte e duhura në bazë të horoskopit dhe për shkak të përsosmërisë fizike, sepse si një perëndeshë e gjatë ajo nuk duhet të ketë të meta fizike.
“Është tradia jonë që pasi perendesha të arrijë pubertetin, ne duhet të gjejmë një të re dhe kështu fillojmë kërkimet. Duhet të jemi të sigurtë që perëndesha është e përshtatshme për t’i sjellë fat të mirë vendit”, tha Guatam Shakya, njëri nga priftërinjtë në panel.
“Ne kemi gjetur Kumarin tonë”, tha ai.
Qindra fetarë të devotshëm u rreshtuar për të nderuar vajzën e re, e cila ishte veshur me një fustan të kuq dhe ishte mbuluar me lule.
LEXO EDHE: Nepal: Vajza humb jetën për shkak të praktikës së ndaluar të mestruacioneve
Para se të dilte nga shtëpia e saj në Katmandu, njerëzit u rreshtuan për t’i dhënë çokollata, vezë, ëmbëlsira dhe fruta.
Familja e saj janë shprehur se janë të emocionuar dhe krenarë me vajzën e tyre.
Ceremonia u zhvillua në ditën e tetë të festivalit dyvjeçar Dashain, festivali kryesor në Nepal./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë