Vaji pemës së çaji, i njohur gjithashtu si melaleuca, ka aftësi të padiskutueshme shëruese, shumë prej tyre të lidhura me lëkurën. Për shekuj me radhë ky vaj është përdorur si një ilaç e nga Australia origjina e këtij vaji është përhapur në të gjithë botën.
Sot, vaji nxirret nëpërmjet distilimit të avullit të degëve dhe gjetheve të pemës së çajit, megjithatë, mund të gjeni edhe forma të holluara që janë të dizajnuara për përdorim në lëkurë. Shënim: Por nëse është 100% vaj i pemës së çajit duhet holluar në raport 2:1 me ujë para përdorimit Vaj esencial përmban shumë përbërës shëruese që trajtojnë problemet e lëkurës nga aknet deri tek ekzema e jo vetëm. Më poshtë Living do të rendisë disa nga përdorimet më të zakonshme të këtij vaji çudibërës
1. Për puçrrat e fytyrës
Nëse nuk e keni provuar vajin e pemës së çajit për të trajtuar aknet, duhet të bëni! Në fakt, një nga përdorimet më të zakonshme të vajrave të pemës melaleuca ose çaji është pastrimi i lëkurës nga bakteret që nxisin shfaqjen e akneve. Vaj esencial i pemës së çajit është një antibakterial dhe anti-fungale natyror që lufton inflamacionin dhe qetëson lëkurën e acaruar.
Përzieni 5 pika vaj të pijshëm të pemës së çajit me 2 lugë mjaltë të papërpunuar. Fërkoni përzierjen në fytyrë, lëreni për një minutë e më pas shpëlajeni
2. Flokët dhe skalpin e kokës
Përdorimi i vajit të pemës së çajit mund të trajtojë dhe problemet e skalit të kokës Ky vaj ka aftësinë për të trajtuar lëkurën e thatë dhe me kore dhe të eleminojë zbokthin. Përzieni disa pika vaj esencial të pemës së çaji me pak xhel Aloe Vera, qumësht kokosit dhe vaj livando për të krijuar një maskë e cila do të rigjenerojë lëkurën e kokës dhe të trajtojë problemet e tjera që lidhen me acarimin e kësaj të fundit.
Psoriasis dhe ekzemë
3.Vaji esencial i pemës së çajit mund të përdoret si një trajtim natyral për psoriasis dhe ekzemën, në sajë të vetive të fuqishme anti-inflamatore. Përzieni 1 lugë çaji vaj kokosit me 5 pika vaj peme çaji dhe pesë pika vaj livando për të krijuar një locion për psoriasis dhe ekzemë.
4.Kërpudhat apo myku i thonjve mund të shndërrohet në një makth për ju, por falë vajit të pemës së çajit mund të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem . Mjafton të lyeni një top pambuku me këtë vaj e të lyeni zonën e prekur. Për infeksionet më të përhapura, përzieni vajin e pemës së çajit me vaj rigoni dhe vendoseni përzierje në zonën e prekur dy herë në ditë. Burimi: David Wolfe
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës