Ne duam një element apo produkt që e kemi në shtëpi dhe që bën çudira bukurie me lëkurën apo flokët! Vaji i ullirit, mendojmë se është një prej tyre. Po, a është e vërtetë që ai i bën mirë lëkurës suaj? Absolutisht! Vaji i ullirit është një hirdratues i shkëlqyer. “Ai është një ilaç i lashtë që përdoret për të ndihmuar në mbajtjen e një lëkure të freskët dhe të bukur”, thotë Kimberly James, menaxher i markave dhe produkteve të njohura të Palmerit.
Përfitimet e lëkurës
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm sidomos kur keni një lëkurë të stresuar ose të dëmtuar. Është i pasur me acide yndyrore esenciale përfshirë acide oleike, palmitike dhe linoleike, të cilat mbrojnë lëkurën kundër humbjes së lagështirës, promovojnë shëndetin e qelizave dhe e lënë atë të butë. Antioksidantët në vajin e ullirit mbrojnë gjithashtu kundër dëmtimit radikalet e lira, duke rezultuar në lëkurë më të ndritshme dhe më të re.
A ka rëndësi se çfarë lloj vaji ulliri përdorni?
Me keqardhje ju themi që: PO! Nëse do të aplikoni vaj ulliri në lëkurë, vaji më i mirë është ai ekstra i virgjër, organik, jo OMGJ! James shpjegon se arsyeja pse ju duhet të përdorni këtë lloj vaji është sepse: “Vaji i ullirit ekstra i virgjër është prodhimi i shtypjes së parë të ullinjve të papërpunuar dhe ai ruan nivelet më të larta të antioksidantëve dhe fitonutrientëve në krahasim me ullirin e shkallës më të ulët. Këto lëndë ushqyese janë ato që e bëjnë vajin e ullirit ekstra të virgjër kaq të dobishëm për lëkurën dhe flokët. Kështu që është më mirë të zgjidhni produkte me cilësinë më të lartë të mundshme”.
A bllokon poret vaji i ullirit?
Për shkak se vaji i ullirit është pak i trashë, ekziston rreziku që të bllokojë poret. Kur e aplikoni atë në lëkurë, hiqni çdo mbetje të tepërt me një copë. Ekziston gjithashtu një shans që vaji i ullirit gjithashtu mund të shkaktojë acarim ose një reaksion alergjik për llojet e ndjeshme të lëkurës, kështu që gjithmonë bëni së pari një provë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit në gjendjen e tij natyrore ka një rrezik të butë për të shkaktuar ndjeshmëri të lëkurës, kështu që është më mirë të përdorni një formulë që mbron vetitë zbutëse dhe antioksiduese të vajit të ullirit me përbërës të tjerë shtesë të dobishëm për lëkurën. Formula e vajit të ullirit Palmer përfshin gjithashtu vitaminë E dhe gjalpë shea për të ushqyer dhe hidratuar lëkurën dhe flokët pa acarim.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...