Besoj, të gjithë ju e keni dëgjuar shprehjen se “Dashuria vjen nga stomaku”. Është koha që ta perforconi më shumë këtë shprehje. Ushqimi në përgjithësi ndikon tek të dy gjinitë. Ka një lidhje të pabesueshme mes ushqimit dhe romancës. Nëse nuk na besoni, lexoni më poshtë:
Shkencëtarët kanë gjetur nga kërkimet e ndryshme, se një grua e mirë është në gjendje t’i përgjigjet më mirë një romance. Studimi ka qenë i tillë: Grave iu është kërkuar të shikojnë imazhe neutrale dhe romantike me stomakun bosh. Më pas iu shfaqen të njëjtat fotografi, pasi kishin konsumuar 500 kalori.
Eksperimenti tregoi se gratë iu përgjigjën më mirë imazheve romantike me stomakun plot. Truri gjithashtu u bë më aktiv, pasi gratë u ushqyen. Reagimi ndryshe vjen sepse kur njerëzit janë të uritur është e vështirë që ata të mendojnë për ndonjë gjë tjetër, veç ushqimit. Pas bukës, ata çlodhen dhe bëhen më të hapur për gjërat. Kjo nuk është e gjitha.
Studiuesit treguan, se shijet e ëmbla i lejonin pjesëmarrësit të thonin fjalë më të ëmbla, më romantike. Ëmbëlsia gjithashtu kontribuoi në një vlerësim pozitiv të partnerëve të mundshëm dhe një interes më të madh në vendosjen e marrëdhënieve me ta.
Një tjetër gjë interesante është ndarja e ushqimit. Nëse një person ndan ushqimin me ju, mund të tregojë marrëdhënie miqësie. Ndërsa nëse dikush ju ushqen, mund të tregojë marrëdhënie romantike. Kur gatimi realizohet me dëshirë, kjo tregon se partneri po mundohet t’ju tregojë sa e rëndësishme jeni për të.
Pra, vëmendje: Një grua e ushqyer, i përgjigjet më mirë dashurisë shkruan Revista Class
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...